Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) rikonfirmoi në detyrë kryebashkiakët e Matit dhe Librazhdit. Për vendimmarrjen mbi Agron Malajn, PD-ja njoftoi se do të kallëzonte penalisht të pestë anëtarët e KQZ-së, si dhe do të ankimonte në gjykatë këtë vendim. Kryebashkiaku i Matit ishte dënuar para 21 vitesh me burg për armëmbajtje pa leje. (A2 Televizion)
KQZ mban në detyrë kryebashkiakët e Matit dhe Librazhdit
