KQZ: Pjesëmarrja në votime deri në orën 11:00 është rreth 12%

Nga A2 CNN
30 Qershor 2019, 11:33 | Aktualitet
KQZ: Pjesëmarrja në votime deri në orën 11:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në deklaratën e parë për shtyp gjatë ditës së zgjedhjeve, jep detaje për pjesëmarrjen e qytetarëve në votime dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Sipas zëdhënëses së KQZ, pjesëmarrja në votime deri në orën 11:00 ka qenë rreth 12 për qind.

KQZ njofton se janë  hapur të gjithë qendrat e votimit në të gjithë vendin, duke përjashtuar 7 Qendra Votimi në Postrribë të Shkodrës. Gjithashtu bëhet me dije se Qendrat e Votimit në KZAZ nr.6 në Vaun e Dejës janë hapur të gjitha, pavarësisht vonesave.

KQZ iu bëri thirrje qytetarëve të dalin në votime pasi vetëm përmes votës mund të dalin zgjidhjet në demokraci. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos