
Analisti Afrim Krasniqi ishte i ftuar në emisionin Absolut 4, temë e të cilit ishte mbyllja e punimeve të parlamentit, i cili pritet të rikthehet në shtator me deputetët e dalë nga zgjedhjet e 25 prilli.
Krasniqi bëri një rezyme të parlamenti të fundit që sipas tij ishte më uniku në historinë e tranzicionit, duke renditur si shkaqe bojkotin e opozitës, deputetët që i zëvendësuan dhe vijimin e punimeve edhe pse në Shqipëri ishin zhvilluar zgjedhjet.
“Ky parlament ka shënuar disa veçori unike në historinë e tranzicionit. E para dihet është rasti i bojkotit dhe i dorëzimit të mandateve. Ishte unike, e gabuar, e dëmshme, jo për opozitën, por për Shqipërinë.
Së dyti, ky është parlamenti i vetëm që në dijeninë time dhe në historinë e Europës që e vazhdon mandatin edhe pasi kanë mbaruar zgjedhjet dhe i kanë humbur zgjedhjet dhe këta deputetë vazhdojnë dhe marrin vendime të rëndësishme përfshirë ajo e presidentit.
Së treti, është parlamenti i parë dhe i vetmi në Europë që njeriu që ka votuar më pak ligje në Kuvend është kryeministri. Ky është parlamenti i parë që ndryshoi Kushtetutën online. Ata që ishin në Kuvend nuk ishin opozitë parlamentare, por prurje të rastësishme”, u shpreh Krasniqi. (A2 Televizion)