Krasniqi: Shoqëria shqiptare nuk reagon për sistemin korruptiv që është ndërtuar

Nga A2 CNN
14 Korrik 2023, 22:05 | Politikë
Krasniqi: Shoqëria shqiptare nuk reagon për sistemin korruptiv që

Analisti Afrim Krasniqi, nga Instituti i Studimeve Politike, në “Intervistë” me Merita Haklajn deklaroi se “shoqëria shqiptare nuk reagon, nuk reflekton, nuk ka qytetarë të pavarur dhe me kurajo që interesohen për gjëra publike”.

“Në çdo vend të Evropës do të kishe protesta, jo të organizuara nga opozita, por kundër palëve politike, për sistemin korruptiv që është ndërtuar. Ndërsa në Shqipëri nuk lëviz asgjë”, tha Krasniqi.

“Liderët politikë janë të interesuar që sistemi korruptiv të ngelet i tillë dhe ta zgjidhin çdo mosmarrëveshje mes tyre me negociatat e radhës. Kjo është oferta që i bëjnë ata njëri-tjetrit”, shtoi Krasniqi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos