
Dhënia e kredisë në kuadër të instrumentit të garancisë sovrane është vetëm njëra anë e medaljes. Pasi e rëndësishme do të jetë mënyra se si do të performojnë këto hua të marra nga biznesi.
Të dhënat e Shoqatës së Bankave tregojnë se në fund të shkurtit, treguesi i kredive me probleme zbriti në 8,2%.
Por, pas vendimit të Bankës së Shqipërisë në bashkëpunim me qeverinë për shtyrjen me 3 muaj të pagesës së interesave të kredive për të gjithë individët dhe bizneset në vështirësi nga kriza e koronavirusit, duhet të presim qershorin për të parë se sa janë kthyer kreditë, përfshi këtu edhe ato që do të merren në kuadër të garancisë sovrane. (A2 Televizion)