Kremlini hap rrugën për negociata, akuza Kievit se i ka bllokuar me ligj

Nga A2 CNN
7 Nëntor 2022, 20:39 | Bota
Kremlini hap rrugën për negociata, akuza Kievit se i ka bllokuar me

“Rusia është e hapur për negociata me Ukrainën, por për momentin janë të pamundura pasi Kievi e ka ndaluar këtë gjë me ligj”.

Kështu u shpreh zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov gjatë një intervistë në agjencinë e lajmeve TASS, ku foli në lidhje me konfliktin e nisur në Ukrainë.

“E kemi përsëritur herë pas herë që pala ruse është e hapur për negociata për arritjen e objektivave të saj. Por gjithashtu kemi thënë dhe kemi dhënë fakte se për momentin nuk ka një mundësi të tillë pasi Kievi e ka ndaluar me ligj çdo lloj negociate me palën ruse”, u shpreh Peskov. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos