
“Ekonomia ruse është goditur rëndë nga sanksionet e vendosura nga Perëndimi në vijim të ndërhyrjes ushtarak në Ukrainë”.
Kjo është deklarata e zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov ndërsa komenton fjalimin e presidentit amerikan Joe Biden gjatë një bisede telefonike me gazetarët e huaj.
“Ekonomia ruse po pëson goditje serioze. Por kemi një lloj sigurie, ka potencial dhe plane. Ekonomia e vendit tonë do të vijojë të qëndrojë në këmbë”, mësohet të ketë thënë Peskov. (A2 Televizion)