Krerët e fesë së krishterë në Shqipëri urojnë Krishtlindjet. Massafra: Duhet humanizëm i ri

Nga A2 CNN
24 Dhjetor 2018, 13:27 | Aktualitet
Krerët e fesë së krishterë në Shqipëri urojnë

Me rastin e Krishtlindjes, kryepeshkopi ortodoks i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Anastas Janullatos i është drejtuar me një mesazh popullit shqiptar.

Kryepeshkopi ka uruar shqiptarët për krishtlindje të bekuara. Në fjalën e tij, Janullatos theksoi që “në pasigurinë e hapur kudo, e kremtja e Krishtlindjes vjen për të na ofruar antidotin ndaj pasigurisë, të rigjallërojë në mendjen tonë një të vërtetë që shpesh harrohet, që Perëndia është me ne, fuqi dhe shpresë, edhe në ditët e turbullta të dyshimit”.

Në të njëjtën linjë edhe urimi i Imzot Angelo Massafra, që ka nënvizuar nevojën e një ”humanizmi të ri” sepse sipas arqipeshkvit të Shkodrës “fati i Shqipërisë është në dorën e të gjithëve”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos