Krerët e UÇK-së në Hagë, sa politike janë akuzat dhe çfarë pritet nga ky proces?

Nga A2 CNN
3 Prill 2023, 23:37 | Aktualitet

U tha se ky gjyq nuk ishte për UÇK, por i tillë rezultoi në këtë seancë të sotme ku të 4 ish-liderët e saj u deklaruan të pafajshëm për akuzat e ngritura ndaj tyre. U përdorën lloj e lloj provash kundër të akuzuarve, përfshi këtu edhe librin e Jakup Krasniqit me titull “Kthesa e Madhe”. Në mediume të ndryshme u tha se një qajse e tillë nuk u bëhet serbëve kur në fund të fundit lufta u zhvillua në Kosovë. Madje, politika gërmon në llogore të sigurisë rajonale teksa nxjerr në pah dyshime për një lojë infiltruese ruso-serbe dhe lobimet e tyre të fuqishme, shikon çfarë ndodh në Bosnje dhe si trajtohen gjërat në Mal të Zi. A ka pasur krime në Kosovë nga UÇK dhe nëse po, kush mund ta vërtetojë atë? Të 300 dëshmitarët që thuhet se kanë frikë të tregojnë apo plagët që mbeten ende hapur, përfshi këtu një numër të konsiderueshëm të të pagjeturve. Këto i diskutojmë në vijim teksa mirëpres në Skype, Zenun Pajazitin, politikan dhe ish-ministër në qeverinë Thaçi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos