Kreu i kishës ortodokse ruse: Ata që janë munduar të shkatërrojnë Donbasin, duan të sjellin paradat e homoseksualëve

Nga A2 CNN
6 Mars 2022, 22:04 | Bota
Kreu i kishës ortodokse ruse: Ata që janë munduar të

Kreu i Kishës Ortodokse Ruse, Patriarku Kirill, ka lëshuar një deklaratë të çuditshme këtë të diel për ngjarjet e fundit në Ukrainë, duke kujtuar paradat e homoseksualëve.

“Për 8 vjet ka pasur përpjekje për të shkatërruar Donbasin. Aty janë refuzuar të ashtuquajturat vlera që ofrohen sot nga ata që pretendojnë se janë fuqi botërore.

A e dini se çfarë lloj testi është ky? Testi është shumë i thjeshtë dhe në të njëjtën kohë i tmerrshëm, kjo është një paradë homoseksuale. Ata duan të mbajnë parada nga homoseksualët”, tha Patriarku Kirill. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos