Kreu i KLP e pyet nëse i quan ndërhyrje rekomandimet e qeverisë, përgjigjet Prokurori i Përgjithshëm

Nga A2 CNN
16 Maj 2022, 14:56 | Aktualitet
Kreu i KLP e pyet nëse i quan ndërhyrje rekomandimet e qeverisë,

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çelaj, tha se nuk i konsideronte si ndërhyrje rekomandimet që vijnë nga qeveria në drejtim të organit të akuzës. “A duhet që qeveria, të rekomandojë një sistem të tërë, të ashpërsojë goditjen për vepra të caktuara?”, e pyeti kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla.

“Përveçse është parashikim ligjor, është brenda standardeve që ka vendosur Këshilli i Europës.

Prokuroria është aktor kryesor, por ka disa dokumente të analizës mbi gjendjen e kriminalitetit që prodhohen nga institucionet ligjzbatuese. Ne kemi pavarësi funksionale, por prokuroria ndërvepron. Kemi nevojë që qasja jonë në luftën kundër krimit, të jetë e organizuar. Prokurorët janë të pavarur në kërkesat e tyre, por është një thirrje që i bëhet këtij ansambli. Unë nuk shikoj asnjë problem derisa vendimmarrjet i përkasin prokurorit. Janë linja bazë orientuese që ata i marrin në konsideratë. Ky është opinioni im”, tha Çela. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos