Kreu i Mbrojtjes Civile në BE: Ekspertët do të qëndrojnë deri sa ndihma të shkojë atje ku duhet

Nga A2 CNN
2 Dhjetor 2019, 10:27 | Aktualitet
Kreu i Mbrojtjes Civile në BE: Ekspertët do të

Drejtuesi i ekipit të Mbrojtjes Civile në Bashkimin Evropian, Peter Glerum doli në një deklaratë për shtyp me ambasadorin e BE në vendin tonë, Luigi Soreca dhe ministren e Brendshme, Olta Xhaçka.

Kreu i Emergjencave në BE, bëri me dije se në Shqipëri ka mbërritur një grup ekspertësh prej 50 personash të cilët do të qëndrojnë deri në vlerësimin e plotë të dëmeve.

“Ne do jemi këtu deri në vlerësimin e plotë të dëmeve dhe deri në momentin kur ndihma ndërkombëtare të shkojë në atje ku duhet. Jemi këtu me një ekip ekspertësh të BE dhe OKB, duke kombinuar përpjekjet tona. Sot do të kemi 50 inxhinierë në terren dhe operacioni do të vazhdojë edhe ditët në vijim. Do të jetë një kombinim mes shqiptarëve dhe inxhinierëve ndërkombëtarë për të siguruar standardet ndërkombëtare”, deklaroi Glerum. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos