
Rusia duhet t'i përgjigjet në mënyrë simetrike ngrirjes së aseteve ruse nga vendet jomiqësore, duke konfiskuar asetet e tyre të vendosura në Rusi, apo kompanitë. Deklarata vjen nga presidenti i Dumës ruse (parlamentit rus), Vyacheslav Volodin.
Në një postim Twitter Volodin ai shprehet: "Është e drejtë të pasqyrohen masat ndaj atyre kompanive në Rusi, pronarët e të cilave vijnë nga vende jo miqësore ku janë marrë masa të ngjashme, duke konfiskuar ato prona", shkruan ai. (A2 Televizion)