
Rrahman Kasa, kreu i Unionit Turistik Shqiptar, në “A2 Business” me Aurora Sulçen tregoi problematikën më të madhe me të cilën përballet turizmi në kryeqytet.
“Sezoni është shumë i mbarë. Me numra jemi mbi pritshmëritë, por me shërbime kemi problematika. Sfida më e madhe e jona është shërbimi. Nuk është e lehtë që të stabilizosh stafin në Shqipëri, duhen vite. Ka disa struktura të mëdha që e kanë arritur këtë, por strukturat e reja e kanë të theksuar këtë problem”, u shpreh Kasa.
Sipas tij, Tirana ka “turistë pothuajse nga të gjitha kontinentet”.
“Kjo besoj se ndodh për shkak të biletave “low-cost”. Gjithashtu, tani turistët nuk i lënë paratë vetëm në bregdet”, theksoi Kasa. (A2 Televizion)