Euro në vendnumëro, tregtohet me 101.07 lekë, në rritje valutat e tjera

Nga A2 CNN
25 Korrik 2023, 15:24 | Ekonomi
Euro në vendnumëro, tregtohet me 101.07 lekë, në rritje

Pas një rritje të lehtë në fillim të javës, euro nuk ka ndryshuar këtë të martë. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë monedha europiane vijon të tregtohet në pikat e këmbimit valutor me 101.07 lekë.

Në shitje euro po këmbehet për 100.58 lekë, ndërsa po blihet për 101.57 lekë.

Për shkak të metodologjisë së përllogaritjes së kursit të këmbimit shenja forcimi paraqesin monedhat e tjera. Dollari është rritur me 0.28 pikë duke u tregtuar me 91.43 lekë ndërsa paundi britanik ka arritur të këmbehet me 117.36 lekë. Një ulje të lehtë ka pësuar franga zvicerane.

Bizneset eksportuese janë më të prekurat nga luhatja e këtij tregu valutor të cilët raportojnë për humbje të mëdha gjatë gjysmës së parë të vitit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos