Krifca: 600 milionë lekë shtesë në mbështetje direkte për blegtorët dhe bletarët për vitin 2021

Nga A2 CNN
7 Dhjetor 2021, 14:18 | Politikë
Krifca: 600 milionë lekë shtesë në mbështetje direkte

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, zhvilloi një takim me fermerë, me të cilët ndau edhe lajmin për rritjen e fondit të mbështetjes direkte për fermerët, për vitin 2021.

“Në një dialog të vazhdueshëm me fermerët, blegtorët dhe agropërpunuesit, dhe duke parë nevojën për të adresuar problematika dhe hapsirën e fondeve buxhetore të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në mbledhjen e fundit të qeverisë miratuam rritjen e fondit të mbështetjes direkte për vitin 2021”, tha Krifca në fjalën e saj me fermerët.

Krifca komunikoi se janë rialokuar fondet e pashfrytëzuara të këtij viti dhe do të përdoren tërësisht në shërbimin e fermerëve si pagesë direkte. Ministrja tha se në mbledhjen e fundit të qeverisë u miratua rritja me 600 milionë lekë e fondit për pagesat direkte për fermerët, për vitin 2021. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/11/25/zbardhet-takimi-i-rames-me-fermeret-nese-keni-ide-me-te-mire-ne-do-ta-zbatojme/

A2 CNN Livestream

Latest Videos