
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së mërkurës në lagjen “Sheq i Madh” në qytetin e Fierit.
Shtetasi D. M., 29 vjeç, ka goditur me thikë në ambientet e brendshme të shtëpisë bashkëshorten e tij, shtetasen I. M., e cila ka ndërruar jetë.
Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po punohet për kapjen e autorit, i cili është larguar nga vendngjarja. (A2 Televizion)