
Lufta në Ukrainë nisi me Krimenë dhe duhet të mbyllet me çlirimin e Krimesë. Janë fjalët e presidentit Volodimir Zelenski, në ditën kur një seri shpërthimesh goditën një baza ajrore ruse në ishullin e aneksuar duke vrarë një person. Zelenski nuk i përmendi shpërthimet port ha se Krimea është e Ukrainës dhe nuk do të hiqnin kurrë dorë prej saj.
“Të dashur ukrainas. Sot vëmendje e shtuar është përqendruar te Krimea. Dhe kjo është e drejtë pasi Krimea është jona dhe nuk do të heqim kurrë dorë prej saj. Kjo luftë e Rusisë kundër Ukrainës dhe të gjithë Europës së liri nisi në Krime dhe duhet të mbyllet atje, përmes çlirimit të gadishullit”, tha Zelensky.
Të martën, një seri shpërthimesh tronditën bazën ushtarake të Saky-t pranë Novofedorivka-s në perëndim të Krimesë, një zonw turistike e preferuar nga ruset. Baza ajrore është përdorur nga Rusia për të shënjestruar objektivë të thellë brenda Ukrainës. Pamje në mediat sociale treguan plazhistët teksa vraponin në momentin që u dëgjuan shpërthimet, të cilat sipas dëshmitarëve ishin plot 12. Ministria e Mbrojtjes në Rusi kwmbëngul qw nuk bëhet fjalë pwr sulm, por për një incident tw shkaktuar nga shpërthimi i municioneve. Gjithashtu autoritetet në Ukrainë mohuan që forcat e Kievit qëndronin pas ngjarjes. Çdo sulm në krime nga Ukraina do të konsiderohej si shumë i rëndë nga Moska, e cila muajin e kaluar paralajmëroi se nëse kjo do të ndodhte, për Ukrainën do të vinte Dita e Gjykimit.
Sakaq zyrtarët ukrainas thanë se 11 persona ishin vrarë gjatë natës si pasojë e sulmeve ruse në qytetin e Nikopol në rajonin qendror të Dnipropetrovsk dhe një tjetër në atë jugor të Zaporizhias. (A2 Televizion)