Krimet në Elbasan, Ardi Veliu nis lëvizjet në drejtorinë e policisë së qytetit

Nga A2 CNN
14 Maj 2021, 14:01 | Kronikë
Krimet në Elbasan, Ardi Veliu nis lëvizjet në drejtorinë e

Krimet në Elbasan që nga ato me prapavijë politike, brenda familjes e në fund atentatet mafioze kanë bërë që Ardi Veliu të ndërhyjë në Drejtorinë e Policisë së këtij qyteti.

Tre vrasjet që tronditën Elbasanin në harkun e pak ditëve kanë bërë që shefi i hetimit, Gjon Gecaj, të transferohet në sallën operative të drejtorisë së policisë Lezhë.

Në vendin e tij u emërua Krenar Guçe, i cili ka qenë më parë shef i sektorit antidrogë në drejtorinë e policisë Tiranë dhe se fundmi oficer në sektorin e krimeve të rënda.

https://a2news.com/2021/05/12/krimi-ne-rruge-qytetaret-ne-elbasan-policia-te-parandaloje/?utm_source=a2-related&utm_source=a2news&utm_campaign=general

Ende nuk dihet nëse do të ketë lëvizje të tjera kjo për shkak se edhe dy nëndrejtorët e policisë së këtij qyteti ishin të pranishëm në momentin kur u vra Pjerin Xhuvani pak ditë para zgjedhjeve. Atentati mafioz në të cilin u ekzekutua Ibrahim Caka deri në këto momente nuk ka asnjë person të dyshuar edhe pse pista kryesore në të cilën është përqendruar prokuroria, ka të bëjë me trafikun e Drogës.

Hetuesit mendojnë se vrasja ka lidhje me eliminimin në vitin 2020 në Belgjikë të kushëririt të tij Arjan Spahiu. Caka mendohet se kishte zënë vendin e tij në Bruksel dhe drejtonte trafikun e hashashit, ndërsa kishte dijeni lidhur me vrasjen e tij apo dhe personat e përfshirë.

Mbërritja e prokurorëve Belgë në Elbasan ndonëse nuk arritën të merrnin në pyetje 41-vjeçarin u bë për hetimet e vrasjes se Spahiut ndërsa eliminimi i Cakës ka shuar shpresat për zbulimin e zinxhirit të vrasjeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos