
Lëvizje në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit. Tre vrasjet që tronditën këtë qytet në harkun e pak ditëve, kanë bërë një “kokë turku”, shefin e Hetimit, Gjon Gecaj, i cili është transferuar në sallën operative të Drejtorisë së Policisë Lezhë.
Në vendin e tij emërohet Krenar Guçe, i cili ka qenë më parë shef i sektorit antidrogë në Drejtorinë e Policisë Tiranë dhe së fundmi oficer në sektorin e Krimeve të Rënda. (A2 Televizion)