Tronditet Miloti, një i vrarë dhe një i plagosur

Nga A2 CNN
22 Korrik 2022, 21:39 | Kronikë

Një person dyshohet se është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e së premtes në Milot.

Nga të dhënat e para dyshohet se i vrarë ka mbetur një 28-vjeçar Klisman Preçi. Ndërkohë, mësohet se në këtë ngjarje ka mbetur i plagosur edhe Ylli Brahimi, të cilit iu bë atentat më 12 janar 2021 në Milot.

Pak pas ngjarjes, një makinë e llojit Audi është gjetur e djegur në Borizanë të Krujës, e cila mendohet të jetë e autorëve të atentatit që ndodhi mbrëmjen e sotme në Laç.

https://a2news.com/2021/01/14/pamjet-e-atentatit-ne-milot-objektivi-qellohet-nga-motori-ne-levizje/

Në atë kohë, Ibrahimi është në shoqërinë e dy miqve të tij, ndërsa një motor me dy persona afrohet dhe njëri prej atentatorëve qëllon me breshëri në drejtim të tij.

Kjo ngjarje e rëndë vjen vetëm 5 ditë nga atentati i Fushë Krujës me 3 viktima, ku ndërruan jetë Diklen Vata, Brilant Martinaj dhe Besmir Hoxha.

https://a2news.com/2022/07/22/detaje-nga-vrasja-ne-milot-policia-me-deklarate-zyrtare/

Deklarata e policisë

Në qytet Milot, në sheshpushimin  e një pallati, rreth orës 21:00, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip fuoristradë “Land Chrysler”, brenda  të cilit ndodheshin shtetasit K. P., 28 vjeç dhe Y. B., 46 vjeç, banues në Kurbin, të cilët janë dërguar në Spitalin e Traumës, në Tiranë. Shtetasi K. P. ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forca të shumta policie dhe grupi hetimor.

Gjithashtu, nga forcat policore të Komisariateve të Policisë Kurbin dhe Lezhë, me mbështetje edhe nga grupet e FNSH Shkodër, po bëhet krehja e zonës dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit/ëve.

Janë ngritur pika kontrolli në Rrugën e Kombit, në drejtim të Matit, të Lezhës, të Tiranës dhe të Krujës.

Në fshatin Gramëz, rrethi Krujë, është konstatuar duke u djegur një automjet, që dyshohet se është automjeti i përdorur nga autori/ët për kryerjen e kësaj ngjarjeje kriminale. Nga kqyrja paraprake, brenda tij,  janë gjetur 2 armë zjarri kallashnikovë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, vazhdon veprimet hetimore, duke administruar çdo provë, pamje filmike, informacion si dhe dëshmi, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos