Krimi makabër në Fier, Leskaj: Psikiatri i zonës duhej sinjalizuar për monstrën

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2021, 20:35 | Sociale
Krimi makabër në Fier, Leskaj: Psikiatri i zonës duhej

Ines Leskaj, aktiviste nga “Rrjeti i Fuqizimit të Gruas”, tregoi në “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, se pse ndodhin në vendin tonë krime të rënda si ai në Grecalli të Fierit, ku një 38-vjeçar vrau një fëmijë dhe e groposi në oborrin e shtëpisë së tij.

https://a2news.com/2021/11/18/sociologu-rendit-shkaqet-qe-cojne-ne-krimet-makaber-ne-vendin-tone/

“Në rastin e dënimit të monstrës, qendër të shëndetit mendor nuk ka në Fier. Por, ka psikiatër ambulator. Ata, nëse do të sinjalizoheshin, do të dilnin me një diagnostikim dhe mund ta nxirrnin me rrezikshmëri të lartë për komunitetin. Ky vlerësim bëhet shumë rrallë dhe këtu është problemi. Personit që ka kryer krimin nuk i është bërë vlerësimi, pavarësisht se kishte mbajtur peng dhe torturuar një vajzë 16-vjeçare disa vite më parë”, tha Leskaj.

https://a2news.com/2021/11/18/nuk-po-behet-asgje-per-personat-me-probleme-mendore-gazetarja-anila-hoxha-tregon-ku-u-gabua-me-klodian-calamanin/

“Sa i përket komunitetit, dua të ndalem te pjesa e mentalitetit. Ka kulturë patriarkale në kuptimin e asaj që kur dhunohet një vajzë, është çështje që duhet të qëndrojë brenda dyerve të mbyllura. Në rastet e krimeve ndaj fëmijëve jemi më të ndjeshëm, por sërish duhet të ndodhin krime të rënda që të reagojmë”, shtoi Leskaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos