Krimi në familje, Çepani: Shëndeti mendor këmbanë alarmi, një nga shkaqet kryesore

Nga A2 CNN
7 Qershor 2021, 22:30 | Aktualitet
Krimi në familje, Çepani: Shëndeti mendor këmbanë

Edlira Çepani nga rrjeti "Barazia në Vendimmarrje" deklaroi në Absolut 4 se shëndeti mendor është një këmbanë alarmi që çon drejt krimeve në familje.

Sipas Çepanit, shëndeti mendor është një koncept që nuk diskutohet ende në shoqërinë shqiptare, por mbetet një nga shkaqet kryesore pse ndodhin këto ngjarje.

“Ne e kemi ngritur si këmbanë alarmi, tregon që jemi një shoqëri në krizë, një shoqëri që ka shumë probleme me familjen, të cilat ashtu si ai vullkani që zien për shumë dhe në një moment shpërthen. Janë në një moment kur të gjitha këto problematika, që i kemi lënë pas dore,në krahasim me krimet e tjera. Kemi shumë kohë që themi se duhet të merren masa për parandalimin, për trajtimin serioz dhe për sanksionimin. Tre janë këto shtylla të rëndësishme që duhet të merren në mënyrë serioze nga të gjitha institucionet dhe shoqëria.

Ajo që ne po kuptojmë gjatë kësaj kohe është dhe këmbana tjetër e alarmit, që ka lidhje me shëndetin mendor. Shëndeti emndor nuk është ai që ne e përceptojmë si persona që kanë nevojë të shkojnë në institucione dhe të kurohen. Shëndeti mendor prek në të gjitha situatat në shoqëri, mënyrën si ne reagojmë ndaj tyre. Është një koncept që nuk e diskutojmë në shoqërinë shqiptare por është një nga shkaqet kryesore pse këto ngjarje ndodhin.”, u shpreh Çepani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos