Bajrami në "Absolut 4": Kanabizimi i vendit uli besimin e qytetarëve te policia e shtetit

Nga A2 CNN
7 Qershor 2021, 21:41 | Aktualitet
Bajrami në "Absolut 4": Kanabizimi i vendit uli besimin e

Gazetari i A2, Armand Bajrami ishte i ftuar në emisionin Absolut 4 ku pohoi se besimi i publikut te policia e shtetit ka rënë ndjeshëm, kryesisht prej përfshirjes së saj në kanabizimin e vendit.

Bajrami u shpreh se kjo ka sjellë ulje të denoncimeve pasi qytetarët i druhen policisë.

“Me situatën aktuale, në bindjen time një nga problematikat më kryesore, më të prekshme është një pasojë direkte e kanabizimit të vendit. Për shkak se kanabizimi i vendit solli një përfshirje shumë të lartë të policisë së shtetit në të gjithë procesin e kanabizmit të vendit. Kur them përfshirje e policisë, përfshirje përmes korruptimit, ku përveç drejtuesve që merrnin ato haraçet e veta nga kultivuesit ose trafikantët. Këto haraçe në propocion të drejtë, sa më e ulët grada aq më i ulët haraçi. Gjithsesi ishim të bënim me një polic të korruptuar.

Kjo në bindjen time e ka ulur në minimum besimin e publikut te policia e shtetit. Nuk po flas vetëm për rrjet informatorësh, por po flasim dhe për qytetarë që do kishin dëshirën e mirë për të denoncuar një ngjarja kriminale, duke iu ndruajtur kësaj policie. Nuk flas për gjithë policinë, por për ata elementë, jo të vegjël. Kjo e ka dëmtuar së tepërmi policinë dhe besimin e publikut te policia. Për të bërë një qasje tjetër nga raporti i prokurorisë. Në vitet e fundit, kishte ulje të ndjeshme të numrit të kallëzimeve në prokurori. Nuk kam statistika të sakta po përderisa ka rënë numri i kallëzimeve në prokurori nuk besoj se është shtuar në polici.”, u shpreh Bajrami. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos