
Të gjithë individët që janë mbajtës të kriptovalutave duhet të bëjnë deklarimin e tyre. Propozimi ka ardhur nga kryetari i Komisionit të Ekonomi, Arben Ahmetaj, gjatë shqyrtimit të projektligjit të Ministrisë së Financave për parandalimin e pastrimit të parave.
Ish-ministri i Financave i ka kërkuar kësaj të fundit që ta kthejë këtë në një detyrim ligjor.
"Duhet të vendosim detyrimin për çdo individ të deklarojë kur është mbajtës i kriptomonedhës, sepse nuk është mirë për sistemin", deklaroi Ahmetaj.
Më herët, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qeveria po punon për krijimin e një kuadri rregullator për kriptovalutat, për ta kthyer Shqipërinë në një vend pritës për investitorët potencialë. (A2 Televizion)