
Pasiguria mbi regjistrimin e
pronave po frenon investimet e huaja në vend. Për bizneset, kjo mbetet ende një
çështje mjaft problematike që po penalizon ekonominë, veçanërisht sektorin e
bujqësisë.
Ata kanë depozituar pranë Ministrisë së Financave
edhe gjetjet kryesore që lidhen me çështjen e pronave, të cilat janë bërë
publike nga ministrja Anila Denaj në mbledhjen e radhës të Këshillit të
Investimeve.
Shqetësuese, sipas tyre, janë mosmarrëveshjet mbi
me titujt e pronësisë, proceset mbi të drejtat e pronësisë si dhe dështimi për
të përfunduar procesin e dixhitalizimit të pronave.
Ministrja Denaj tha se qeveria po punon për
lehtësimin e procedurave të regjistrimit të pronave. (A2 Televizion)