Krishtlindje në Korçë e Pogradec, vizitorët zgjedhin juglindjen për ushqimin dhe organizimet

Nga A2 CNN
25 Dhjetor 2022, 18:51 | Lifestyle
Krishtlindje në Korçë e Pogradec, vizitorët zgjedhin

Juglindja e vendit dhe qytetet si Korça, Pogradeci e Kolonja vijojnë të mbeten në krye të listës së shqiptarëve për të kaluar festat e fundvitit.

Më së shumti Krishtlindja mbetet një nga festat më të mëdha të Korçës, e cila mbledh me mijëra njerëz. Sipas menaxherëve në Korçe e Pogradec rezervimet kanë filluar prej kohësh dhe këto dy qytetet pothuajse janë të rezervuara tashmë.

“Jemi në kapacitetet maksimale, jemi të rezervuar për Krishtlindje dhe për Vitin e Ri, dhe kjo ndodh edhe në hotelet dhe bujtinat e tjera të Korçës. Kemi prenotime kryesisht nga Shqipëria e Mesme, por edhe nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, si nga diaspora”, thonë përgjegjësit e disa prej hoteleve në atë zonë.

Por cilat janë arsyet se përse shqiptarët e drejtohen juglindjes, gjithçka nis me qetësinë, jetën e natës, ushqimin deri edhe tek organizimet në kuadër të këtyre festimeve.

Në krahasim me një vit më parë çmimet e shërbimit të hoteleri turizmit janë rritur me rreth 10%, por duket se kjo nuk është një arsye që të ndalë turistët vendas drejt juglindjes ashtu si të lë të kuptosh se që të argëtohesh duhet të paguash. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/12/25/festat-e-fundvitit-fluks-hyrje-daljesh-ne-portin-e-durresit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos