Kritikat e Kullurit: 90 përqind e Rithemelimit janë bashkëfajtorë me Lulzim Bashën

Nga A2 CNN
26 Maj 2022, 21:07 | Politikë
Kritikat e Kullurit: 90 përqind e Rithemelimit janë

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri, i ftuar në Debat nga Alba Alishani në A2 CNN, u shpreh se situata në partinë më të madhe opozitare në vend është shumë e rëndë. Ai thekson se tashmë në këtë parti janë 3 grupe dhe disa deputetë të tjerë të hutuar, siç i quajti ai.

Për Kullurin, 90 përind e personave të Rithemelimit janë bashkëfajtor me Lulzim Bashën për gjendjen që përfundoi Partia Demokratike.

“Të qëndrosh në objektiv në kushtet ku ndodhet PD-ja sot është një mision i pamundur. Lufta brenda partisë është kaq e ashpër, kjo tregon që kjo nuk është më një parti, sa të gjitha palët akuzojnë njëra-tjetrën si përçarës e të shitur. Nuk e gjejmë dot më fillin kush ka të drejtë e kush e ka gabim. Rithemelimi, nga pikëpamja formale, e drejton sot partinë. Megjithatë, këtu nuk është çështje ligjore, por politike. Sot ka tre palë, dhe disa deputetë të hutuar.

Përpjekja për të bërë me çdokusht zgjedhje në 30 prill, po na çon nga përçarja në përçarja. Edhe Alibeaj dhe të tjerët duhet ta kenë vendin në parti. Basha na thoshte që të gjithë janë të ftuar të vijnë të rrëzojmë Ramën, ndërkohë që partinë e kishte ndërtuar me njerëzit e tij.

Nëse do të kishte vullnet, duhet të kishte së pari, debat, llogaridhënie, duhet të mbaheshin përgjegjësitë. 90 përqind e Rithemelimit janë bashkëfajtorë me Lulzim Bashën. Nuk mund të më ftojnë mua dhe të më bëjnë moral”, u shpreh Kulluri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos