Kriza e çmimeve, debat i ashpër Bejtja-Erebara mbi “parazitët”

Nga A2 CNN
9 Mars 2022, 22:27 | Ekonomi
Kriza e çmimeve, debat i ashpër Bejtja-Erebara mbi

Zv/ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Ilir Bejtja, dhe gazetari Gjergj Erebara, debatuan në studion e “A2 Business” nga Aurora Sulçe, në A2 CNN, mbi mënyrën se si mund të ndërhyjë qeveria për të zbutur krizën e çmimeve.

Gjergj Erebara: Qeveria është shumë e mbytur në borxhe dhe ka fatura të korrupsionit politik për të paguar. Para zgjedhjeve të kaluara ka punësuar 20 000 persona, që kanë një faturë rreth 60 milionë euro në vit. Për këtë arsye nuk ka rezerva për të bërë politikë taksash. Nuk i ul dot taksat sepse ka shumë fatura të tjera për të paguar. Qeveria nuk e ka bazuar politikën e vet në ekonomi, por te blerja e votës dhe shantazhi. Nuk është e vërtetë që shtetet e tjera nuk kanë ndërhyrë. Kanë ndërhyrë dhe Shqipëria mund të ndërhyjë duke hequr nga 0 deri në 67 lekë për karburantin. E ka në dorë të heqë 5 lekë, 20 lekë ose 60 lekë.

Ilir Bejtja: Me çfarë do të paguhen pagat e mësuesve?

Gjergj Erebara: Po ta kisha unë në dorë, do të hiqja parazitët që janë punësuar për arsye elektorale. Ke punonjës ujësjellësi, policë bashkiakë dhe patronazhistë.

Ilir Bejtja: Kjo është gënjeshtër, nuk ka lidhje me atë që thua ti. Ekonomia rritet dhe janë rritur vendet e punës në shtet, pasi ka rritje shërbimesh dhe dalin njerëz në pension.

Gjergj Erebara: Trego se kush janë parazitët. Pasi edhe mund të them për ty që je parazit. Kjo që them unë i bie që të jetë e vërtetë? Duhen treguar me emra parazitët.

Ilir Bejtja: Janë 20 000, nuk t’i them dot të gjithë me emër parazitët. Është shifër nga INSTAT. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos