Jetesa më e shtrenjtë, ekspertët: Qeveria të rrisë së paku pensionet dhe ndihmën ekonomike

Nga A2 CNN
9 Mars 2022, 16:20 | Ekonomi
Jetesa më e shtrenjtë, ekspertët: Qeveria të rrisë

Studiues të jetës sociale e ekonomike të vendit thonë se qeveria duhet rrisë pensionet dhe vlerën e ndihmës ekonomike. Teksa rritja e çmimeve nuk ka të ndalur, ekspertët thonë se pas mbështetjes së këtyre kategorive, procesi duhet të shtrihet edhe te popullata më gjerë.

Shqipëria është vend i varfër dhe kjo dihet. Nuk është i panjohur as fakti se pjesa dërrmuese e qytetarëve në vend nuk kanë të ardhura as sa për të përmbushur nevojat minimale.

Ajo që nuk dihet është se kur të shuhet vala e rritjes së çmimeve që gati po pamundëson jetesën e shumëkujt. 57 mijë lekë më shumë pagoi një familje me 4 anëtarë muajin e shkuar, krahasuar me shkurtin e vitit 2021.

Kjo rritje u ndikua kryesisht nga shtrenjtimi i bukës, bulmetit, mishit e karburantit.

Studiuesja e ekonomisë, Nunaj thotë se në këto kushte qeveria ka detyrimin që së paku të rrisë vlerën e asaj çka pensionistët dhe shtresat në nevojë marrin.

Muajin e shkuar inflacioni, zhvlerësim i parasë përballë rritjes së çmimeve kapi shifrën 3.9 për qind duke shënuar rektorin e një dekade. Ndërkohë që pandemia Covid-19 ende nuk ka përfunduar e konflikti Rusi-Ukrainë po jep shkëndija përshkallëzimi, qytetarët shqiptarë duhet të mësohen të shpenzojnë më shumë e të konsumojnë më pak. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos