
Pesë muaj nga shpallja e emergjencës së furnizimit me energji elektrike më 8 tetor të vitit të shkuar, kryeministri Rama dhe ministrja Balluku paralajmëruan të martën për një tjetër krizë. Sipas tyre, shqiptarët mund të përballen me kufizime, për shkak të luftës Rusi Ukrainë, edhe pse vendi nuk importon energji direkt nga këto vende. Njohës të sektorit energjetik thonë se ka një “varkë shpëtimi” që vendi që të mos përballet me mungesa as nga mungesa e reshjeve apo zhvillimet në botë.
Ndonëse edhe nga vetë qeveria cilësohet si një potencial i madh, prodhimi i energjisë diellore në vend ka mbetur në vendnumëro. Vitin e shkuar sipas të dhënave të INSTAT, nga panelet fotovoltaike u prodhua vetëm 0.5 për qind e totalit të energjisë, nivel ky ndjeshëm larg synimeve.
Ndërkohë Shqipëria synon që deri në vitin 2030 të arrijë që 45 për qind të energjisë që konsumohet në vend ta prodhojë nga burime të rinovueshme. Ndërtimi i parqeve fotovoltaike vlerësohen nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë si shtylla të arritjes së këtij objektivi. (A2 Televizion)