Kriza e energjisë, Hoxha: Qeveria rrit borxhin, faturën e paguajnë qytetarët

Nga A2 CNN
17 Tetor 2021, 13:26 | Politikë
Kriza e energjisë, Hoxha: Qeveria rrit borxhin, faturën e

Partia Demokratike ngre shqetesimin se rritja e çmimit të energjisë per bizneset do të përkthehet në rritjen e çmimeve për shërbimet, që do të bjerë direkt mbi kurrizin e qyetarëve.

Sekretari për Klimën e Biznesit në PD, Falur Hoxha, theksoi se kostoja për shqiptarët do të jetë e dyfishtë, pasi do të jenë vetë ata që do të paguajnë 200 mln eurot e marra borxh nga qeveria për përballimin e situatës.

“Ndërkohë që qeveria flet për krizë, ka shpërdoruar 40 milionë euro nga taksat e qytetarëve. Me dritëshkurtësinë dhe menaxhimin skandaloz të eksporteve të energjisë, shkurtuan rezervat ujore, në atë që ekspertët cilësojnë si viti më i mirë historik, duke hapur një pjesë të madhe të  gropës që do të mbyllet duke marrë borxh 200 milionë euro. Kjo papërgjegjshmëri i vendosi qytetarët përballë dy zjarreve, ose rritje çmimesh, ose rritje borxhi, që në finale paguhen përsëri nga taksapaguesit shqiptarë. Dhe nëse deri tani qeveria pohon se nuk do të ketë rritje të çmimeve për konsumatorin familjar, që gjithsesi do ta paguajë nëpërmjet borxhit të rritur publik, qeveria i ka hapur rrugë rritjes së çmimeve për sipërmarrësit e mesëm e të mëdhenj.  Fatkeqësisht, edhe në këtë rast, fatura do t’u shkojë përsëri qytetarëve sepse shtrenjtimi i energjisë elektrike do të përkthehet në rritje të çmimeve të produkteve apo shërbimeve që ata konsumojnë, e në rastin më të keq edhe në falimentim të bizneseve, duke rritur edhe më tej papunësinë”, tha Hoxha.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos