“Nuk ka forcë ta ndalë rrugën për ndryshim”, Basha publikon fjalën e tij në Kuvend

Nga A2 CNN
17 Tetor 2021, 10:13 | Politikë
“Nuk ka forcë ta ndalë rrugën për ndryshim”,

“Nuk ka forcë ta ndalë rrugën për ndryshim, kundër të gjitha pengesave, kundër status quo-së, për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë, për çdo shqiptar”. Është ky mesazhi i publikuar në rrjetet sociale nga fjala e kreut demokrat Lulzim Basha në Kuvend.

“Llumi i tranzicionit është një dhe vetëm një, pavarësisht nëse buron nga një parti apo nga një parti tjetër. Pavarësisht se drekon apo darkon me të njëjtët oligarkë apo aktorë të krimit të organizuar dhe përpiqet të influencojë opinion publik përmes të njëjtave ekrane, ekraneve të kapura.

Është i njëjti  llum dhe ka të njëjtat interesa, ju bashkojnë të njëjtat gjera, Status quo-ja. Dhe status quo-ja është kjo që të flisni për satelitë ndërkohë që njerëzit nuk kanë bukë për të ngrënë”. (A2 Televizion)

https://twitter.com/lulzimbasha_al/status/1449647724924657672

A2 CNN Livestream

Latest Videos