
Teksa humbte terren nga dita në ditë, pandemia i dha shtypit një goditje të fortë. Për gati 6 javë, botimi i gazetave në vend u ndërpre. Rikthimi i printit në tezga në dy javët e fundit, kur shumë shërbime të tjera jetësore po orientohen drejt online-it, nuk ka qenë i lehtë.
Drejtues të gazetave të ndryshme ankohen për mungesë vëmendjeje qeveritare ndaj problemeve ekonomike. Megjithëse në vështirësi ia kanë dalë të ruajnë interesin e lexuesve. Por çfarë po e mban në treg? “Është një trajtim më i thellë i lajmit, me më shumë zëra, që ta jep këtë mundësi shtypi i shkruar. Dhe është edhe një lloj dashurie e lexuesve me letrën”, thotë Aristir Lumezi, zv.kryeredaktor i gazetës “Panorama”. “Besoj një pjesë e mirë e lexuesve nuk do të heqin dorë asnjëherë”, thotë Jetmir Halili, kryeredaktor i gazetës “Panorama Sport”
Në përballjen e përditshme me online-n mbijetesa e printit duket se mund të garantohet vetëm nga ndryshimi i strategjisë së luftës. (A2 Televizion)