Shqipëria dhe Greqia marrëveshje për punëtorët sezonalë. Procedurat që do ndjekë fermeri grek

Nga A2 CNN
2 Maj 2020, 17:53 | Aktualitet
Shqipëria dhe Greqia marrëveshje për punëtorët

Shqipëria dhe Greqia arritën marrëveshjen për punësimin sezonal të shtetasve shqiptarë në sektorin e bujqësisë në vendin fqinj.

Duke qenë se situata është emergjente dhe shumë prodhime janë gati për t’u mbledhur si dhe vështirësitë e krijuara nga bllokimi i kufijve, parlamenti grek qëndroi në sallë deri në orët e para të mëngjesit për të bërë ndryshimet ligjore që mundësuan arritjen e marrëveshjes.

Marrëveshja parashikon punësimin sezonal të 7-10, 000 shtetasve shqiptarë, të cilët do të punësohen me të drejta të plota në greqi.

Kështu, prej së hënës deri në 20 qershor, punëdhënësit grekë që janë të interesuar për të punësuarit sezonalë duhet të ndjekin këto procedura.

1-Kërkesa me shkrim pranë kooperativës.

2-Formulari i deklaratës së përgjegjësisë personale të punëdhënësit

3- Fotokopje të pasaportës së punonjësit të ftuar për punësim

4-Deklaratë financiare  e fermerit për vitin 2019.

5-Faturë pagese 100 euro për çdo të ftuar (për llogari të shtetit grek)

6-Pagesë 80 euro për testin e Covidit, e cila do të bëhet në bankë, për llogari të kompanisë së përzgjedhur për testin.

7-Udhëtimi i punonjësve do të bëhet me autobusë, ekskluzivisht me firmën e përzgjedhur prej kooperativës, e cila zbaton rreptësisht protokollet e sigurisë.

8- Kosto e udhëtimit paguhet nga punonjësi i ftuar.

9-Testet do të bëhen brenda në autobusë.

10-Deri në përfundim të analizave, punonjësit do të karantinohen.

11-Nuk do të pranohen të kalojnë qytetarë në formë spontane,

Përsa i përket punonjësve të interesuar, do të duhet të aplikojnë në platformën www.punenegreqi.gr dhe brenda 3-4 ditësh, do të kenë përfunduar kontratat e punës prej punëdhënësve.

Vlen të përmendet se për herë të parë, i gjithë procesi  i pajisjes me dokumentat e nevojshme është falas dhe nuk do të jetë e nevojshme pajisja me vizë pune. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos