
Ekonomia shqiptare do të tkurret me 8.4% këtë vit. Është ky parashikimi i ri që bën Banka Botërore në raportin e vjeshtës për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Shqipëria është një nga vendet që ka marrë goditjen më të madhe në rajon, së bashku me Malin e Zi dhe Kosovën, ndërsa pjesa tjetër do të ketë një recesion të moderuar në 3 deri në 4%.
Kriza shëndetësore në vend është kthyer në një krizë të fortë konsumi, që është edhe faktori kryesor në këtë recesion. Ndërsa varësia e lartë nga turizmi dhe dërgesat më të ulëta të emigrantëve kanë ndikuar, gjithashtu, në tkurrjen e ekonomisë.
Për vitin e ardhshëm Banka Botërore pret një rritje ekonomike në vetëm 5%, por edhe kjo vetëm nëse pandemia do të mbyllet brenda këtij viti. (A2 Televizion)