
Kryeministri italian, Giuseppe Conte, po përpiqet të shpëtojë qeverinë e tij nga rrëzimi pas dezertimit të një partneri të vogël nga koalicioni. Gjatë një debati parlamentar, ai mbrojti punën e bërë në menaxhimin e emergjencës koronavirusi dhe krizës ekonomike.
“Në këto muaj dramatike, në mënyrë që të përballej me një situatë pa precedent, kjo qeveri tregoi përgjegjësi të madhe, sigurisht duke arritur zgjidhje të vështira, madje edhe në kohërat më të vështira.”, deklaron kryeministri Konte.
Ish-kryeministri Matteo Renzi tërhoqi partinë e tij të vogël “Italia Viva” nga kabineti javën e kaluar, duke thelluar krizën politike me vendosjen e maxhorancës parlamentare në rrezik.
Grindja mes partnerëve qeverisë ishte lidhur memenaxhimin e pandemisë koronavirus dhe fondeve për rimëkëmbjen ekonomike. Gjatë debatit në parlament përpara votëbesimit të ekzekutivit, Conte tha se nuk ka asnjë “justifikim të pranueshëm” për vendimin e Renzit. Gjithashtu paralajmëroi se kriza politike do të sjellë dëme serioze për Italinë.
“Po ju kërkoj që të na ndihmoni, të na ndihmoni të ristartojmë me shpejtësi të madhe, të na ndihmoni të riparojmë plagën që ka provokuar kjo krizë dhe të rikonfirmojmë paktin tonë të besimit m eqytetarët tanë.”
Votëbesimi ndaj qeverisë Conte do të zhvillohet të hënën në dhomën e ulët të parlamentit italian dhe vota më e rëndëishme është ajo që mbahet të martën në Senat. Kjo mund të çojë vendin në zgjedhje të parakohëshme nëse nuk merr një mbështetje prej 321 votash. (A2 Televizion)