Një zjarr i vogël më pak se një milje larg nga ndërtesa e Kapitolit në SHBA, bëri që policia të bllokojë ndërtesën për më shumë së një orë.
Duke përmendur një "kërcënim të jashtëm të sigurisë", policia këshilloi ligjvënësit dhe stafin të strehohen brenda, dhe të qëndronin larg dritareve dhe dyerve.
Zjarri përfshiu një vendqëndrim të pastrehësh dhe u shua vetëm gjysëm ore pas nisjes, megjithatë reflekton alarmin dhe masat e sigurisë të shtuara në Kapitol.
Përgjigja nënvizon po ashtu ndjenjën e jashtëzakonshme të gatishmërisë në Uashington, para inaugurimit të presidentit të zgjedhur Biden, ngjarje që e ka kthyer qendrën e qytetit në një zonë të armatosur policie.
Kjo ngjarje vjen më pak se dy javë pas rrethimit në Kapitol, i cili la pesë të vdekur. (A2 Televizion)