
Teksa dimri po afrohet, Gjermania është duke marrë masa për të përballuar nevojat e furnizimit me energji për qytetarët dhe po mundohet që çmimet për ta të mos jenë të papërballueshme.
Për këtë arsye, kancelari Olaf Scholz vendosi së fundmi të ulë përkohësisht taksat në gazin natyror, një produkt shumë i nevojshëm për qytetarët gjermanë, të cilët u prekën më shumë pas ndërprerjes së furnizimit nga Rusia.
Scholz tha se qeveria vendosi të ulë vlerën e tatimit në gaz nga 19 në 7% deri në fund të marsit të vitit 2024.
“Rritja e çmimeve të gazit shton presionin mbi shumë qytetarë”, deklaroi Scholz, duke shtuar se masa të tjera në ndihmë të qytetarëve do të bëhen publike në javët në vazhdim. (A2 Televizion)