Shtohen tensionet, Rusia vendos raketa hipersonike në Kaliningrad

Nga A2 CNN
18 Gusht 2022, 16:31 | Bota
Shtohen tensionet, Rusia vendos raketa hipersonike në Kaliningrad

Rusia njofton se ka vendosur avionë të pajisur me raketa hipersonike të teknologjisë më të fundit në Kaliningrad, enklava midis Polonisë dhe Lituanisë në qendër të tensioneve me BE-në, në sfondin e luftës në Ukrainë.

“Si pjesë e zbatimit të masave shtesë të parandalimit strategjik, tre MiG-31 me raketa hipersonike Kinjal janë ridislokuar në aeroportin Chkalovsk në rajonin e Kaliningradit”, tha Ministria Ruse e Mbrojtjes në një deklaratë.

“Të tre avionët do të formojnë një njësi luftarake, e cila do të jetë operative 24 orë në ditë", shtoi ministria. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos