Krizë demografike në arsim, bie me 4 mijë numri i maturantëve që aplikojnë në universitete

Nga A2 CNN
15 Gusht 2022, 13:35 | Sociale

Kriza demografike si pasojë e emigracionit endemik po reflektohet me ritme të shpejta te sistemi arsimor në vend. Nga rreth 25 mijë maturantë 4 vite më parë, numri i të sapo-diplomuarve që aplikuan për të ndjekur studimet e larta pas mbylljes së procesit të përzgjedhjes së degëve në formularin A2 përllogaritet në rreth 21 mijë.

E teksa e ardhmja demografike nuk premton shumë, përfaqësues nga sektori edukativ sugjerojnë liberalizim të shkuarjes në universitete.

“Po të marrim rastin e edukatoreve të kopshteve, figurë për të cilën kemi shumë nevojë, do të shohim se 4500 prej tyre, pra 60 % janë pa arsimin përkatës”, thotë për A2 CNN Nora Malaj.  

Vitin e shkuar arsimor pati më pak të diplomuar. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, në arsimin 9-vjeçar rënia ishte me 4.3 për qind, në atë të mesëm me 1.7 dhe në atë të lartë 0.6 për qind. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/08/15/buxheti-per-arsimin-qeveria-i-jep-me-njeren-dore-e-i-merr-me-tjetren/

A2 CNN Livestream

Latest Videos