Motorët e ujit, pushuesit: Kur kontrollohen dhe zbatohen rregullat, ndihemi të sigurt

Nga A2 CNN
4 Gusht 2022, 14:00 | Sociale
Motorët e ujit, pushuesit: Kur kontrollohen dhe zbatohen rregullat, ndihemi

Vija bregdetare e Durrësit, së bashku me subjektet që ofrojnë argëtime me mjete lundruese me motor, mund të merret si shembull se si duhet të funksionojnë aktivitete të tilla, në mënyrë që edhe adhuruesit e këtyre aktiviteteve të kënaqen, por të mos cenohet as siguria e pushuesve.

Pavarësisht ngjarjes tragjike në Potam, në Durrës motorët e ujit janë në dispozicion të pushuesve, me korridore të përcaktuara ujore dhe nën mbikëqyrjen e administratorëve, por edhe policive bashkiake dhe të rendit.

Të pyetur, pushuesit shprehen se aktiviteti i motorëve të ujit as nuk i ka rrezikuar dhe as nuk i ka bezdisur.

Inspektori i Policisë Bashkiake shprehet se falë kontrollit për zbatimin e rregullave dhe ndërgjegjësimit edhe të vetë personave që ofrojnë shërbimin, Durrësi nuk ka pasur aksidente me motorë uji.

Por, ka edhe pushues që prania e motorëve të ujit edhe në korridore të përcaktuara i jep pasiguri.

Pavarësisht ndjesive të ndryshme të pushuesve, fakti është që atje ku rregulli dhe ligji zbatohen, argëtimi jep kënaqësi dhe nuk shkakton tragjedi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos