
Mediat britanike kanë dhënë një lajm të bujshëm, mëngjesin e sotëm, sipas të cilit politikani nga Kosova, Behgjet Pacolli ka shprehur interesin e tij për të blerë klubin e Manchester United.
Familja Glazer më në fund ka vendosur të heqë dorë nga “Djajt e Kuq” dhe menjëherë kanë nisur spekulimet se kush mund të jenë pasuesit e saj që do të drejtojnë një prej klubeve me më shumë histori në Mbretërinë e Bashkuar.
Ish-presidenti i Kosovës, Pacolli është pyetur së fundmi nga gazetarët nëse është e mundur kjo gjë dhe ai është përgjigjur se po e shqyrton si mundësi.
Glazers kërkojnë një çmim më të madh se 5 miliardë paund për të shitur klubin, ndërkohë që pasuria e Pacollit, sipas Forbes, mendohet të jetë 1 miliard paund, por gazetat shtojnë se ai ka miq të fuqishëm në Kremlin dhe Uashington.
Së fundmi, Behgjet Pacolli është fotografuar me ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ku ishte i ftuar në dasmën e vajzës së tij. (A2 Televizion)