Topi inteligjent që i mohoi golin “me flokë” Ronaldos, e ardhmja e futbollit

Nga A2 CNN
1 Dhjetor 2022, 14:43 | Futboll
Topi inteligjent që i mohoi golin “me flokë” Ronaldos, e

Përtej aftësive të tij të pamohueshme, Cristiano Ronaldo, nuk ia arriti që ta shënonte në listën e tij golin e shënuar ndaj Uruguait, për shkak të topit inteligjent, të përdorur në Katar 2022.

Kjo pasi, të gjithë topat e përdorur në këtë kompeticion janë të përbërë nga një teknologji speciale, pajisur me sensorë të posaçëm që regjistrojnë çdo kontakt me lojtarin.

Sipas Metro.co.uk, sinjalet e dërguara nga ky top, përcillen direkt në një seri rrjeti antenash të instaluara përreth stadiumit.

Është vetë topi që jo vetëm identifikon prekjet, por arrin të përcaktojë edhe se kur e kalon vijën fatale të portës, ose ato anësore e të këndit.

Kjo teknologji e përdorur për herë të parë në Katar 2022, pritet që të gjejë hapësirë edhe në ligat e ndryshme të Evropës dhe në Premier League angleze. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/11/30/ronaldo-masakrohet-ne-rrjet-floket-e-zotit-po-shkaterrojne-portugaline/
https://a2news.com/2022/11/29/ronaldo-apo-fernandes-sqarohet-perfundimisht-kush-e-shenoi-golin-ndaj-uruguait/

A2 CNN Livestream

Latest Videos