
Nga finalja e Champions, në të parën nga shtatë finalet e Kombëtares drejt objektivit për t’u kualifikuar në Euro 2024. Kristjan Asllani po jeton ëndrrën dhe i ka të qarta idetë.
Të qëndrojë dhe të fitojë te zikaltrit në Itali, por edhe të ndihmojë në arritjen e Shqipërisë në eventin që do të zhvillohet në Gjermani.
“Është normale që isha në një ekip që donte të fitonte çdo ndeshje. Kam fituar dy kupa me Interin. Tani jam me Kombëtaren, duam të fitojmë gjithçka e të realizojmë ëndrrën tonë për të shkuar në Evropian. Jam lojtar i Interit dhe është ëndërr për mua. Sigurisht që do të rri te Interi. Kjo Kombëtare mund të arrijë shumë lart. Jemi lojtarë të fortë dhe duhet të kërkojmë grupin për të shkuar në Evropian. Është ëndrra jonë. Edhe pse Moldavia e Ishujt Faroe janë dy kundërshtarët më të dobët në letër, kuqezinjtë e kanë të qartë se nuk ka favoritë. Kombëtarja duhet të luajë e përqendruar dhe të kërkojë golin për të fituar.”
KRISTJAN ASLLANI, FUTBOLLIST I KOMBËTARES
“Nuk janë ndeshje të lehta. Duhet t’i marrim me seriozitet. Duhet të hyjmë në 100% dhe të fitojmë. Po normalisht. Moldavia ka marrë rezultate pozitive. Ne duhet ta luajmë topin sa më shpejtë që të gjejmë hapësira dhe të shënojmë. Në futboll nuk ka favorit. Duhet të hysh në fushë dhe ta fitosh ndeshjen.” (A2 Televizion)
YLBER RAMADANI, FUTBOLLIST I KOMBËTARES