Kroati Basa ngjit Kukësin në krye të renditjes, mposhtet Dinamo

Nga A2 CNN
29 Tetor 2021, 22:15 | Aktualitet
Kroati Basa ngjit Kukësin në krye të renditjes, mposhtet Dinamo

Kukësi ka rrëmbyer 3 pikët e radhës në Kategorinë Superiore, duke mposhtur 1-0 Dinamon në ndeshjen e vlefshme në Arenën Kombëtare.

Ndeshja u vulos nga një gol i realizuar nga kroati Edi Basa në minutën e 28. Në vijim, Dinamo bëri të gjitha përpjekjet për të gjetur të paktën golin e barazimit, por nuk ja arriti, kjo edhe për meritë të portierit të Kukësit Tafas, i cili realizoi disa ndërhyrje vendimtare.

Me këtë fitore, Kukësi ngjitet në krye të renditjes me 14 pikë, po aq sa Tirana, e cila do të luajë sfidën e kësaj jave ditën e shtunë ndaj Vllaznisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos