Kroçera më e madhe në botë, që duhet të mbante deri në 9000 pasagjerë dhe që ka kushtuar rreth 1,5 miliardë euro për t’u ndërtuar, ka shkuar për skrap pa dalë kurrë në det.
Global Dream II nisi të ndërtohej nga firma MV Werften, por gjithçka ndaloi kur ishte afër përfundimit, për shkak se firma falimentoi.
E gjatë 342 metra, kroçera përfshin një kinema dhe një park ujor. (A2 Televizion)





