All - Paragraf - 1
Një krokodil femër ka ngelur shtatzënë vetë, duke u bërë rasti i parë i “lindjes së virgjër” mes krokodilëve.
Krokodili,që ndodhet në një kopsht zoologjik në Kosta Rikë, ka krijuar një fetus 99,9% të ngjashëm me veten. Kjo gjë ka ndodhur pavarësisht se ky krokodil ka jetuar larg krokodilëve të tjerë gjatë gjithë kohës.
All - Paragraf - 3
Më parë, shkencëtarët kanë gjetur raste të “lindjeve të virgjëra” te shpendët, peshqit dhe zvarranikët e tjerë, por kurrë te krokodilët.
Sipas shkencëtarëve, kjo karakteristikë mund të ketë kaluar te krokodilët nga paraardhësit e tyre në zinxhirin e evolucionit, që mund të përfshijë dhe dinozaurët. (A2 Televizion)
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2