Krokodili “përbindësh” thyen rekordin në Mississippi

Nga A2 CNN
31 Gusht 2023, 11:45 | Bota

Një krokodil gjigant pritet të vendosë një rekord të ri në Mississippi. Sipas raportimeve, krokodili është më shumë se 4.2 metra i gjatë dhe peshon 364 kg.

Zvarraniku u kap nga një grup gjuetarësh, të cilët e nxorën nga lumi Yazoo të shtunën, si pjesë e një iniciative për të ulur numrin e krokodilëve në Mississippi.

Në këtë zonë, njerëzit lejohen që t’i gjuajnë krokodilët në periudha specifike, por zvarraniku në fjalë ishte një rast i rrallë për gjuetarët.

Vetëm perimetri i barkut të tij ishte 1.6 metra, sipas Departamentit të Kafshëve të Egra, Peshkimit dhe Parqeve të Mississippi, shifra këto rekord.

Gjatësia e krokodilit theu rekordin e mëparshëm prej 4.2 metrash dhe peshës 347 kg, të mbajtur nga një zvarranik i kapur në 2017. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos