E nisur 20 vite më parë, lufta në Afganistan është më e gjata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pasi amerikanët zbarkuan atje për të kapur Bin Ladenin dhe për të rrëzuar regjimin e Talebanëve, që e strehonin terroristin më të kërkuar në botë, kuptuan shpejt se nuk mund të iknin aq lehtë sa mund të kishin menduar. Dy dekada më pas, amerikanët ikën nga Afganistani dhe shteti për të cilin kishin investuar miliarda dollarë, ra për pak orë përsëri nën kontrollin e Talebanëve. (A2 Televizion)
Kronologjia e një lufte pa mbarim!
